Lajme
Sërish evakuohet Euroaeroporti i Bazelit
Mediat kishin raportuar më parë, bazuar në informacionet e dëshmitarëve okularë, se pasagjerëve u ishte kërkuar të largoheshin sa më shpejt nga ndërtesa.
Euroaeroporti Basel-Mulhouse u evakuua sërish të shtunën për arsye sigurie. Terminali ishte evakuuar tashmë të premten pas një kërcënimi me bombë.
Menaxhmenti i aeroportit me këtë rast, në faqen e vet të internetit ka shkruar se terminali është aktualisht i mbyllur. Pasagjerëve iu kërkua të kontaktonin linjën e tyre ajrore për informacion në lidhje me fluturimin e tyre. Më shumë informacion do të pasojnë më vonë, thuhet aty.
Portali “20 Minuten” kishte raportuar më parë, bazuar në informacionet e dëshmitarëve okularë, se pasagjerëve u ishte kërkuar të largoheshin sa më shpejt nga ndërtesa. 300
njerëz llogaritet se janë prekur nga kjo.
Sipas faqes së internetit të aeroportit, një aeroplan që vinte nga Beogradi është detyruar të devijojë në një aeroport tjetër për të aterruar.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











