Kosova
Serwer: Dorëzimi para huliganëve do të kishte pasoja katastrofike për Kosovën
Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer.
Në një rubrikë të re në Al Jazeera kushtuar tensioneve në veri të Kosovës, profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, paralajmëroi se çdo relaksim i autoriteteve nga Prishtina do të kishte pasoja katastrofike për vendin, dhe u bëri thirrje politikanëve amerikanë që të rishqyrtojnë politikën e tyre në Ballkanin Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Duke përshkruar tensionet në veri të Kosovës, Serwer tha se “huliganët serbë po bllokojnë rrugët, po sulmojnë gazetarët, po qëllojnë kundër policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it”, por edhe se ata “nuk janë banditë të rastit”, por ata që “paguhen dhe e kontrollohen nga Beogradi”.
Ai thotë se qëllimi përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe ikja nga plani franko-gjerman.
“Sido që të jenë arsyetimet fillestare për këtë sjellje, efekti përfundimtar është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe për këtë arsye ende të paqartë franko-gjerman për “normalizim” të përkohshëm”, shkruan Serwer ndër të tjera.
Në kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e mbron Beogradi, eksperti amerikan thotë se “çrregullimi ekzistues dëshmon pa dyshim se lëshimi për këtë çështje në kushtet aktuale do të ishte katastrofike për shtetin e Kosovës“.
“Pushteti që tani është pas barrikadave do të bëhej pastaj pushteti që do të udhëhiqte institucionin që shteti i Kosovës e njohu dhe e pranoi. Do të ishte më se marrëzi ta bësh këtë, jo vetëm sepse ato autoritete janë kriminale dhe të lidhura me shërbimet sekrete serbe”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana












