Lajme
Serwer: Gabim lënia e Kosovës jashtë liberalizimit të vizave
Kosova duhet ta marrë një plan të heqjes së vizave, nëpërmjet të cilit sa më parë të arrihet liberalizimi i vizave
Analisti amerikan Daniel Serwer e ka quajtur gabim lënien e Kosovës jashtë procesit të liberalizimit të vizave.
“Çdo gjë tjetër do ta dekurajonte ndjenjën proevropiane në Kosovë dhe do ta inkurajonte panshqiptarizmin, gjë që unë nuk do të preferoja ta shihja”, ka thënë analisti amerikan Daniel Serwer.
Në një intervistë për “Kosova Sot”, ai ka thënë se intervenimi i Qeverisë së Kosovës në veri nuk ka qenë i vonuar dhe se me këtë Ekzekutivi vendor ka arritur që të kthejë përsëri në agjendë çështjen e veriut.
“Prishtina duhet të jetë e qartë dhe këmbëngulëse, në mënyrë që të arrijë ri-integrimin e veriut, por kjo gjë është e mundshme nëse ekziston një vullnet i fuqishëm politik”, ka theksuar Serwer.
Sipas tij, Kosova ka ende nevojë për EULEX-in, pavarësisht se ky mision evropian është treguar më i ngadalshëm sesa që është pritur.
“EULEX-i ka qenë më i ngadalshëm dhe më pak i vendosur, se sa që kemi dashur shumica prej nesh. Por, ai nuk është duke dështuar. Unë pres nga EULEX-i që të veprojë kundër krimit të organizuar gjithandej Kosovës, sa më parë që të jetë e mundur”, është shprehur Serwer.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












