Kosova
Shala: Amerika nuk e pranoi Kurtin në dialog
LDK e quajti antiamerikane partinë e Kurtit, pasi edhe i dërguari i posaçëm Richard Grenell bënte thirrje për heqje pa kushte të tarifës.
Duke qenë se mospajtimet e para publike në mes të partnerëve qeverisës, LDK e Vetëvendosje, nisën për punën e dialogut, taksës e reciprocitetit, ani se këto dy të fundit ishin edhe në marrëveshjen paraprake mes dy partive, LDK tha që duhet të hiqet taksa e të mos vendoset reciprociteti, ndërsa për këtë nuk u pajtua Vetëvendosje.
Në këtë mënyrë, LDK e quajti antiamerikane partinë e Kurtit, pasi edhe i dërguari i posaçëm Richard Grenell bënte thirrje për heqje pa kushte të tarifës. Por, edhe në mesin e LDK-së ka kundërthënie të mëdha sa i përket kësaj pune. Fillimisht, kur u paralajmërua heqja graduale e taksës e vendosja e reciprocitetit, nënkryetari i LDK-së e asokohe zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, pati thënë në Pressing të Televizionit 7 se si të hiqet taksa, ai bashkë me Albin Kurtin do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë e të nisin dialogun,
“Nëse taksa hiqet nesër, ne të martën jemi në Shtëpinë e Bardhë në krye të procesit të dialogut, është kaq e thjeshtë, z. Kurti, Qeveria, z. Kurti dhe unë jemi në krye të procesit të dialogut, ne kemi ftesë tash e tri javë, hiqeni taksën, ejani në procesin e në krye të dialogut”, pati deklaruar Hoti.
Nga ana tjetër, Kujtim Shala, anëtar i Kryesisë së LDK-së, po thotë një deklaratë krejt tjetër. Ai po thotë që pavarësisht taksës, Kurti nuk u pranua nga amerikanët. “Pyetja jonë e drejtpërdrejtë ka qenë kjo, po nëse hiqen tarifa dhe reciprociteti dhe të gjitha, a do të mund t’i prijë kryeministri i Kosovës delegacionit, përgjigjja ka qenë jo nga administrata amerikane”, ka deklaruar Shala, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj














