Lajme
Shala e Bajgorës, zonë e re turistike
Me 500 mijë euro investim, Shala e Bajgores është kthyer në një qendër të re turitke kosovare. Aty gjendet një shteg i gjatë i ecjes dhe 6 bujtina tradicionale shqiptare (oda)
Një investim i përbashkët i Bashkimit Evropian, komunës së Vushtrrisë dhe asaj të Mitrovicës, në vlerë gjysmë milioni euro, ia ka kthyer gjallërinë Shalës së Bajgores, njërit nga regjione më të bukura malore të veriut të Kosovës. Me këto mjete, Shala është kthyer në një qeder të re turistike.
Me këtë bashkëfinancim është ndërtuar një shteg i gjatë i ecjes dhe ngasjes së biçikletave si dhe janë ndërtuar 6 bujtina tradicionale shqiptare, oda.
Punimet në këto projekte që shkojnë si strategji e përbashkët për zhvillimin e turizmit rural, kanë përfunduar dje, ndërsa zyrtarët nga dy komunat dhe ata të BE-së, kanë promovuar projektin.
Bashkë me shtegun dhe bujtinat është përuruar edhe “turbina” e ujit në fshatin Sllakovc të Vushtrrisë, e cila është shembull i prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtitshme.
Christof Stock nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se ky projekt synon që të promovojë rajonin e Shalës si zone turistike, jo vetëm në Kosovë, por edhe për vizitorët e huaj që mund të vijnë këtu dhe të shijojnë bukuritë natyrore të këtij vendi.
Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku theksoi se ky rajon ofron mundësi të mëdha për punësimin në turizmin rural.
“Rajoni i Shalës ofron mundësi të shumta, qoftë për turizëm, qoftë për blegtori, apo për zhvillim ekonomik në forma të ndryshme, pastaj kemi edhe objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore, të cilat vlen të ruhen dhe të konservohen sikur që është vepruar përmes këtij projekti me mullirin, urat, krojet dhe odat”, tha Mulaku, citon “Zëri”.
Ndërkaq, nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi, u shpreh se Shala nuk është e njohur vetëm për xehe dhe minarale të shumta.
“Ky projekt është një nismë e mbarë për zhvillimin, në veçanti të turizmit të rajonit të Shalës, ndonëse kur flitet për Shalën gjithherë asocion në burimet nëntokësore, por përveç atyre burimeve nëntokësore, kjo zonë ka edhe një aset shumë të rëndësishëm e që është zhvillimi i turizmit dhe bujqësisë”, tha Kamberi.
Ndryshe, siç ka qenë projekti fillestar, shtegu është i gjatë rreth 10 kilometra ndërsa 1.5 metra i gjerë dhe do të jetë e shtruar me rërë. Ai përshkon disa fshatra të Shalës, Sllakovcin, Skromën dhe Gumnishtën e Vushtrrisë për t’u lidhur me fshatrat e Mitrovicës, Bare e Bajgorë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











