Tematike
Shani S. dënohet me burg të përjetshëm për vrasje të shumëfishtë
Disa ditë para vrasjes ai ishte marrë në pyetje nga policia. Pyetjes së policit se a kishte planifikuar të vriste bashkëshorten, ai i shte përgjigjur: “Jo, por nëse ajo më shkakton probleme, do të mendoj edhe për këtë”
Shani S., i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të kryer më 15 gusht të vitit 2011 në Pfäffikon të Cyrihut është dënuar sot nga Gjykata e Qarku në Pfäffikon me burg të përjetshëm. Vepra penale, vrasje e rëndë, me të cilën e ngarkonte atë aktakuza u dëshmua nga trupi gjykues si e plotësuar, pasi që ai kishte vrarë bashkëshorten dhe një grua tjetër (shefen e entit social).
Në procesin e përfunduar në mëngjesin e sotëm, është konstatuar, ashtu siç ka pleduar edhe psikiatri në ekspertizën e tij, se Shani S. ka qenë plotësisht i përgjegjshëm për krimin e bërë kështu që atij nuk i është caktuar fare terapi psikiatrike.
Siç është shkruar tashmë, Shaniu, sot 0 vjeçar, më 15 gusht 2011 e ka qëlluar me revole të shoqen në mes të rrugës. Me atë rast ai ka treguar gjakftohtësi të jashtëzakonshme, ka thënë gjyqtarja. “Ka pritur deri sa të ndahej nga një shoqe, e ka kapur për krahu dhe e ka qëlluar tri herë në kokë pa thënë shumë fjalë”, e ka përshkruar krimin ajo.
Trupi gjykues po ashtu nuk e ka besuar rrëfimin e dorasit për një zënkë që ai e ka përshkruar të ketë ndodhur atë ditë në mes tij dhe tashmë të ndjerës, shkruan Tages anzeiger.ch. “Ka disa dëshmitarë që e kanë vëzhguar rrjedhën e ngjarjes” ka thënë ajo. Shaniu e ka vrarë po ashtu me gjakftohtësi edhe shefen e entit social. Ai nuk e ka qëlluar nga largësia por së pari e kishte thirrur atë. “Ai dëshironte të sigurohej se mund ta vriste me një të qëlluar në kokë”.
Për këto arsye, fajësia e dorasit peshin jashtëzakonisht rëndë, ka thënë gjyqtarja. Ndërsa në lidhje me motivin e vrasjeve ajo ka thënë se në të dyja rastet kemi të bëmë e akte hakmarrjeje, pasi që gruaja donte të ndahej nga ai. Nga ana tjetër shefja e entit social po e përkrahte gruan në këtë synim të saj. Arsyeja e kërkesës së saj për ndarje ishte terrorizimi që Shaniu u bënte në vazhdimësi asaj dhe gjashtë fëmijëve të tij. Sipas gjyqtares, familja kishte jetuar me vite me frikë dhe kjo frikë ishte konkretizuar më 15 korrik kur ai e kishte sulmuar të shoqen me gërshërë.
Pas kësaj, Shaniu ka bërë përgatitjet për të kryer vrasjen. Ai ka shkuar në Kosovë ku ka siguruar një revole, ndërsa më 8 gusht është kthyer në Zvicër. Më 9 gusht ai është marrë në pyetje nga policia për sulmin ndaj gruas. Pyetjes direkte të policit se a kishte planifikuar të vriste bashkëshorten ai i shte përgjigjur: “Jo, por nëse ajo më shkakton probleme, do të mendoj edhe për këtë”. Kjo, sipas gjyqtares tregon se qëllimi i vrasjes ndodhej tashmë në kokën e tij.
Prejardhja e tij kulturore, duke qenë nga Kosova, nuk e zvogëlon masën e dënimit. Sipas gjyqtares, “Shaniu kishte 25 vjet që jetonte në Zvicër kështu që i njihte rregullat dhe zakonet e këtushme, sipas të cilave, veç tjerash, sjellja që kishte ai ndaj familjes nuk pranohej në asnjë mënyrë”.
Prokuroria është shprehur e kënaqur me masën e dënimit të shqiptuar ndërsa avokati i Shani S. ka paralajmëruar se gjithsesi do të ushtrojë të drejtën e ankesës.
Dënimi ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












