Sport
Shaqiri e kthen në shaka: “Të shtunave luaj për Kosovën, të dielave për Zvicrën”
Në një chat me lexuesit e portalit zviceran watson.ch Xherdan Shaqiri është ballafaquar kryesisht me një pyetje: Për Zvicrën a për Kosovën? Duke dashur ta relativizojë peshën e kësaj pyetjeje ai e ka kthyer në humor duke thënë: “të shtunave për Kosovën e të dielave për Zvicrën”, transmeton albinfo.ch.
Por pastaj ai i është kthyer pyetjes me seriozitet se jemi para Evropianit dhe se ai atje do të japë gjithçka nga vetja për Zvicrën. Por çfarë do të ndodhë më tutje? Shaqiri nuk ka dashur të spekulojë më shumë.
Në vazhdim watson shkruan se ende është e paqartë nëse Shaqiri në përgjithësi ka të drejtë të luajë për Kosovën, përcjell albinfo.ch portalin zviceran. Kjo mund të dihet vetëm pasi që Kosova të pranohet edhe në FIFA.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











