Futboll
Shaqiri: Është madhështore çfarë kemi arritur
Ylli shqiptar ende është në ‘qiellin e shtatë’, pasi fituan garën më prestigjioze për klube në Evropë
Xherdan Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që triumfuan në finale të Ligës së Kampionëve.
“Të Kuqtë” triumfuan në finale kundër Tottenhamit për triumfin e gjashtë në Evropë, shkruan albinfo.ch.
“Ne jemi numër një në Evropë, kështu që ta shijojmë këtë moment. Natyrisht se po mos ta fitonim, do të ishim shumë të zhgënjyer. Ne kemi zhvilluar një sezon tejet të mirë dhe e kemi merituar së paku një trofe”, deklaroi Shaqiri.
Liverpooli për një pikë nuk arriti të shpallet kampion i Anglisë, për të kompletuar një edicion të jashtëzakonshëm.
“Tani kemi fituar titullin më të madh në Evropë, është madhështore. Kjo nuk ndodh çdo ditë. Ne e kemi mposhtur Bayernin, Barcelonën, Porton. Shikoni kualitetin e skuadrës tonë dhe ne e kemi treguar atë edhe në finale. Ne e kemi merituar”, theksoi Shaqiri.
Për të është trofeu i dytë në karrierë, pasi edhe në vitin 2013, e kishte fituar me Bayernin.
“Është një ndjenjë fantastike. Ka kaluar një kohë e gjatë kur Liverpooli e ka fituar këtë trofe, 2005. Është madhështore që t’u jepni tifozëve atë që e meritojnë. Ky klub meriton çdo gjë, stafi, të gjithë që janë përfshirë. Mendoj se ne do të bëjmë një festë të madhe”, deklaroi ylli shqiptar.
“Ky klub ka nevojë të fitojë tituj dhe është mirë që kemi startuar me këtë. Vitin tjetër do të tentojmë ta fitojmë Premierligën. Kjo është ëndrra ime e madhe, ta fitoj Premierligën me këtë klub”, shton tutje futbollisti shqiptar,
“Ne jemi një skuadër shumë e mirë dhe çdo ditë punojmë së bashku, Shpresoj të vazhdojmë kështu, ky është vetëm fillimi dhe mund të fitojmë edhe më shumë tituj”, është shprehur ndër të tjera Shaqiri.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena













