Futboll
Shaqiri, i kënaqur me fitoren, por i zhgënjyer me golin e pranuar
Xherdan Shaqiri shënoi dy gola në portën e Turqisë në fitoren prej 3 – 1.
Pas ndeshjes, Shaqiri u shpreh se ishte ndarë i kënaqur me dy golat dhe fitoren, por ishte i zhgënjyer me golin që skuadra e tij kishin pranuar.
“Sidomos i pari ishte me teknikë shumë të mirë dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova skuadrën me dy golat dhe që reaguam pas humbjes ndaj Italisë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe sigurisht i kënaqur me dy golat e mi”.
“Mendoj se luajtëm të bashkuar dhe ishte për mrekulli ndaj kësaj skuadre dhe nëse luan mirë, do të krijosh shumë shanse ndaj kësaj skuadre. Jam i kënaqur me fitoren në fund”.
“Sigurisht jam i zhgënjyer me golin që pranuam, mund të them se nuk jam i lumtur dhe skuadra tjetër ishte e mirë dhe mund të shënonte në çdo kohë, pra mund të shënonim edhe një ose dy gola më shumë, por në fund ishte e rëndësishme të fitonim ndeshjen dhe këtë e arritëm”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













