Sport
Shaqiri kujton golin me gërshërë
“Unë kam marr shumë video me fëmijë që mundohen të shënojnë me gërshërë. Kam marrë urime nga kudo”, theksoi futbollisti shqiptar
Xherdan Shaqiri edhe një herë ka kujtuar golin me gërshërë që shënoi ndaj Polonisë. Ky gol u vlerësua nga UEFA, si më i miri, derisa tifozët e kishin zgjedhur të Zoltan Geras, shkruan albinfo.ch.
Ai në një intervistë për “Blick”, ka folur për super golin ndaj Polonisë. “Gjithkush e di se ishte goli më i miri, por ky nuk ishte qëllimi im. Ndoshta kanë votuar të gjithë hungarezët. Unë nuk kam nevojë të marr ndonjë çmim”, ka thënë Shaqiri, duke shtuar: “Unë kam marr shumë video me fëmijë që mundohen të shënojnë me gërshërë. Kam marrë urime nga kudo”, theksoi futbollisti shqiptar.
Ai pyetet nëse ndonjë fëmijë është pagëzuar me emrin e tij. “Jo, kjo nuk ka ndodhur. Ndoshta po të kishim shkuar më larg në Kampionatin Evropian. Nuk njoh dikë tjetër në Zvicër me emrin Xherdan”.
24-vjeçari pas ndeshjes Francë-Zvicër kishte thënë se shpreson që Puma të mos prodhojë prezevantiv, pasi ishin shqyer shumë fanella. “Po, ishte diçka spontane”. Ai ka shtuar se ka parë edhe disa ndeshje pas eliminimit të Zvicrës. “Kam parë disa, por jo të gjitha. Gjysmëfinalet dhe finalen. Në Spanjë dhe në Shqipëri kam parë ndeshjet në TV. Unë kam qenë i mërzitur që Zvicra nuk u kualifikua më tutje dhe isha pak xheloz kur pashë Portugalinë, kampione të Evropës, nuk më bindën shumë”, theksoi futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit.
Për Shaqirin thuhet se po e kërkon Borussia Dortmund. “Mua nuk më ka kontaktuar askush dhe nuk mund të them më shumë. Unë ende jam në pushime. Në këtë moment rikthimi në Bundesligë është i vështirë. Unë jam i përqendruar te Stoke, ku do të rikthehem më 24 shkurt. Shpresoj se do të kemi një edicion edhe më të mirë dhe të shënojë më shumë gola”, përfundoi Xherdan Shaqiri.
E-Diaspora
-
Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani Policia franceze i ndaloi në një kamion që po përgatitej të hipte në traget, ndërsa autoritetet... -
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar, dyshohet se i vuri flakën banesës së ish-partneres -
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












