Sport
Shaqiri me kabriolet në Bajern, ngjarje e rangut nacional në Zvicër
“Shaqiri është më i miri dhe është shqiptar si unë”, thotë e ekzaltuar Blerta, një e re tifoze e futbollistit
Fillimi i stërvitjeve të Xherdan Shaqirit në mjedisin e ri, në FC Bajern ku ai ka kaluar muaj më parë, është celebruar nga shtypi zviceran si një ngjarje e rangut nacional. Kështu gazetat 20 minuten dhe ajo Blick kanë qenë live në Munih për të përcjellë minutë pas minute në portalet e tyre, me incizime, tekst e fotografi mbërritjen e superyllit shqiptar në stadium dhe pritjen që i është bërë atij nga tifozët.
Në arealin e stadiumit që shërben për stërvitje, janë me dhjetëra gazetarë që presin daljen e Shaqirit dhe yjeve tjerë të Bajernit. Ndërsa rreth çerek ore para fillimit të stërvitjeve, fansat kanë zënë tashmë vendet në rreshtin e parë trë tribunave. “Diç e tillë nuk përjetohet çdo ditë”, thotë një tifoz i vjetër, duke parë atmosferën para fillimit të stërvitjeve.
“Shaqiri është më i miri dhe është shqiptar si unë”, thotë e ekzaltuar Blerta, një e re tifoze e futbollistit.
Ka qenë ora 14.14 kur Shaqiri, me një kabriolet të bardhë A5 ka arritur në Munih. Shaqiri e nget vetë makinën. Krahas tij është i ulur vëllai dhe këshilltari i tij, Erdini.Trajneri i Bajernit, Heynckes mban një fjalë para lojtarëve në garderobë, ndërkohë që rreth 400 tifozë dhe dhjetëra gazetarë e fotoreporterë presin me padurim daljen e futbollistëve në fushë…
Dhe më në fund, momenti i shumëpritur erdhi. Yjet e reja të Bajernit, Shaqiri, Dante e Pizarro bëjnë poza të përbashkëta me trajnerin Heynckes.
Stërvitjet e Shaqirit me kompani kanë shkuar mirë. Ndërkohë një grua, tifoze ka pësuar alivanosje. Nga emocionet!
Shaqiri bie në sy të të gjithëve, jo vetëm zviceranëve që kanë ardhru enkas për ta ndjekur nga afër stërvitjen e tij të parë me Bajernin, vërejnë mediet zvicerane. Ato citojnë tifozë gjermanë të Bajernit që kanë pritur me padurim ardhjen e “xhuxhit magjik”.
“Shaq” është më i vogli me trup dhe njëherësh “sugari” i skuadrës, gjegjësisht më i riu. Por, “unë do t`ia dal”, shprehet lojtari të cilit asnjëherë nuk i ka munguar guximi dhe vendosmëria, përcjellin mediet zvicerane.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut













