E-Diaspora

Shaqiri me shokë priten si heronj

„Ju nuk e keni kuptuar çfarë kanë thënë ata“, ka qenë përgjigja e Xherdanit ndaj vërejtjes së gazetarëve se ndonjë sharje dhe fishkëllimë që është dëgjuar nga publiku nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe

Përfaqësuesja e Zvicrës është kthyer në mesditën e të shtunës nga Shqipëria  në Zvicër, në Aeroportin  Cyrihut, një ditë pas ndeshjes që e ka fituar  me rezultat 2:1 ndaj Shqipërisë.

Në aeroport tatye u është bërë një pritje shumë e përzemërt dhe spontane nga dashamirësit.

Ndonëse në Shqipëri janë pritur dhe përcjellë  shumë më mirë se që kanë llogaritur, futbollistët e Zvicrës janë shprehur të lehtësuar me mbërritjen në vendin e tyre.

Mediet shkruajnë se kombëtarja zvicerane në Shqipëri është pritur në mënyrë shembullore dhe se është treguar krejtësisht e pabazë frika se mund të provokohen rëndë ose të sulmohen. Edhe ato pak fishkëllima dhe sharje që janë desgjuar nga publiku, kanë qenë fare minore për të prishur përshtypjen e përgjithshme të mirë nga Tirana.

Por, Xherdan Shaqiri, të cilit nga ndërhyrjet e ashpra të lojtarëve të kombëtares shqiptare i ishte lënduar kofsha, megjithatë e prish paksa këtë “idil” në deklaratat që ka dhënë para gazetarëve në aeroportin e Cyrihut. “Ju nuk e keni kuptuar se çfarë kanë thirrur ata”, ka qenë përgjigja e Xherdanit ndaj vërejtjes së gazetarëve se ndonjë sharje dhe fishkëllimë që është dëgjuar nga publiku nuk ka qenë ndonjë gjë e madhe.

Mirëpo lojtari i Bajernit nuk kishte rënë në provokim. Ai ka vazhduar të luajë dhe madje ka këmbëngulur të qëndrojë në fushë edhe pas pjesës së parë të lojës. “Unë parimisht nuk i lë të luajnë ata që kanë pësuar lëndime. Por ka qenë insistimi i tij që të vazhdojë gjithsesi lojën dhe unë e kam pranuar”, thotë trajneri Hitzfeld duke pasur parasysh Shaqirin.

Dhe ky insistim i Xherdanit ka dalë me fat: vetëm 2 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ai ka shënuar golin e parë për Zvicrën, shkruan 20minuten.ch. Gjatë këtyre 50 minutave sa ka luajtur xhuxhi magjik, i cili një ditë më parë ka festuar ditëlindjen e 22-të,  ka qenë lojtari më i mirë në fushë, shkruan më tutje gazeta. Ky gol ka qenë për Shaqirin i dyti gjatë kualifikimeve dhe i dyti kundër Shqipërisë.