E-Diaspora
„Shaqiri meriton të jetë në Rütliwiese*“
Intervistë me sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Zvicerane të Futbollit, Alex Mischer
Falë kualifikimit të parakohshëm për në Kampionatin Botëror të Futbollit 2014, Lidhja Zvicerane e Futbollit mund të investojë më shumë para për talentët e rinj. 45-vjeçari Miescher flet edhe për atë se sa është përzgjdhja multikulturore e ekipit kombëtar një projekt integrues.
Ekipi kombëtar duket tashmë si një projekt i sukseshëm integrues
Përzgjedhja është një projekt veçanërisht tipik për Zvicrën 2013. Kur kaloj rrugës apo qëndroj ulur në Këshillin Komunal ndeshem kudo me pyetjet e njëjta: deri ku do të shkojmë me hapje? Çka do të humbim nga identiteti jonë? Çka është pasurim? Kur shpaguhet kontributi i veçantë? Kur më pak?
Këto pyetje nuk kërkojnë përgjigje vetëm brenda ekipit kombëtar.
Integrimi nuk është gjithmonë joproblematik. Çka vlen zvicerani shqiptari Kosovës Xherdan Shaqiri, përveç se është një futbollist i mirë?
Për mua Shaqiri do të bënte pjesë në Rütliwiese, poqëse do të isha në gjendja ta inskenoja legjendën e krijimit të shtetit. Lajtmotibvi: ne po e rizbulojmë veten. Kush kontribuon dhe rrezaton miqësi dhe energji, është i mirëseradhur. Kur Shaqiri me rastin e fillimit të ndeshjes ne stadiumin e Tiranës përqafon çunat shqiptarë me top në dorë dhe bisedon me ta, këtë ai nuk e bën me urdhër.
Por duhet kujdes, që projekti integrues i ekipit kombëtar të mos idealizohet dhe të mos mbitheksohet
Përzgjedhja pa Shaqirin do të ishte jo aq e mirë, sepse do të mungonin idetë dhe talenti. Por Shaqiri është bërë i mirë në strukturën tonë. Ai është një simbiozë e fortë e një shteti të fortë, fuksional, një arsimimi të mirë dhe i një lloji të një taleni të vetëdijshëm me rrënjë kosovare.
Përzgjedhja nuk kishte gjithmonë kohë të mira dhei u desh ta përballonte ndërrimin e vështirë të gjeneratave. Me sa vështirësi u përballua kriza e 2011 në retrospektivë?
Sot është leht të thuhet se ne dinim se çdo gjë do të jetë mirë. Kështu natyrisht se nuk ishte. Dyshimi ka ekzistuar gjithmonë. Në fund të vitit 2011 humbëm 2:0 nga Uelsi, nuk u kualifikuam për në kampionatin evropian dhe kishim pyetje të shumta.
(…)
*) Sipas legjendes në vendin e quajtur Rütliewiese është krijuar besëlidhja e katër kantoneve Uri, Schwyz, Obwalden dhe Nidwalden, si bazë e krijimit të Konfederatës Helvetike
Intervistoi për NZZ: Peter B. Birrer
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025











