Lajme
Shaqiri ndihmon fushatën për vaksinim në Zvicër, edhe në gjuhën shqipe
Krahas Shaqirit, fushatën për vaksinim po e ndihmojnë edhe Breel Embolo, Christian Fassnacht, Renato Steffen, Silvan Widmer dhe Andi Zeqiri
Krahas lojtares së kombëtares zvicerane të futbollit për femra, Alisha Lehmann, edhe futbollistë si Shaqiri, Embolo dhe Andi Zeqiri po bëjnë fushatë për vaksinimin kundër virusit korona, shjkruan SDA.ch.
Ata, fushatën po e bëjnë përmes profileve të tyre në Instagram. “Unë jam i vaksinuar” ka shkruar Shaqiri në Instagram, në gjuhën gjermane dhe shqipe.
Postimet në mediat sociale nuk janë një veprim i orkestruar nga ana e SFV (Federatës së Futbollit të Zvicrës), transmeton albinfo.ch.
“BAG na ka pyetur dhe ne kemi ndërmjetësuar kontaktet me lojtarët. SFV vepron vetëm si ndëmjetësuese. Lojtarët kanë reklamuar vaksinimin si individë privatë”, thotë drejtori i komunikimit i SFV Adrian Arnold.
Prandaj, Shaqiri, për shembull, ka pozuar në foto për postimin e tij Pro-Vaksinës, në fanellën e Lyonit.
“Përmes vaksinimit ju mbroni veten dhe të tjerët përreth jush. Në Zvicër ka pasur shumë raste të koronës të cilat kanë prekur emigrantët e pavaksinuar, transmeton albinfo.ch. Duke pasur rrënjët në Ballkan, unë doja të shërbeja si model dhe të reklamoja vaksinimi”, është shprehur Shaqiri në margjina të një takimi me mediat në ekipin zviceran, në hotelin “Royal Savoy” në Lozanë.
Krahas Shaqirit, fushatën për vaksinim po e ndihmojnë edhe Breel Embolo, Christian Fassnacht, Renato Steffen, Silvan Widmer dhe Andi Zeqiri.
Në fillim të shtatorit, në takimin e fundit të ekipit kombëtar, kur ishte fjala për temën e koronës dhe vaksinimit, eksitimi ishte akoma i madh.
Nga njëra anë, ishte komunikimi fatkeq nga Shoqata Zvicerane e Futbollit se ekipi nuk do të vihej në dispozicion të BAG falas për një fushatë vaksinimi, përcjell albinfo.ch. Nga ana tjetër, kishte edhe lajme se Granit Xhaka ishte lojtari i vetëm që as nuk ishte vaksinuar, as shëruar, por që ishte sëmurë nga korona.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë














