Futboll
Shaqiri: Nuk kemi pse të fshihemi nga askush
“Nuk kemi pse të fshihemi nga askush, dhe gjithashtu mendoj se nuk ishim domosdoshmërisht kundërshtari i preferuar për Malmön ose Copenhagenin në këtë short”, deklaroi Shaqiri
Të hënën, më 4 gusht 2025, u mbajt në Nyon shorti i play-off-it të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
FC Basel 1893 do të përballet me fituesin e ndeshjes Malmö FF – FC Copenhagen në raundin e fundit para fazës së ligës, duke luajtur fillimisht në shtëpi, njofton klubi zviceran.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të mërkurën, më 20 gusht, në orën 21:00 në stadiumin Joggeli, dhe ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 27 gusht, gjithashtu në orën 21:00, në Kopenhagen ose Malmö.
Xherdan Shaqiri: “Nëse dëshiron të futesh në Ligën e Kampionëve dhe të luash mjaft mirë atje, duhet të mposhtësh çdo kundërshtar në fazën eliminatore. Nuk kemi pse të fshihemi nga askush, dhe gjithashtu mendoj se nuk ishim domosdoshmërisht kundërshtari i preferuar për Malmön ose Copenhagenin në këtë short. Pres me padurim dy ndeshje të shkëlqyera ndërkombëtare dhe, sigurisht, do t’i ndjek nga afër ndeshjet tyre”, theksoi ylli shqiptar.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër














