Sport

Shaqiri prezanton fanellat e Stoke

Xherdan Shaqiri është njëri nga futbollistët e Stoke Cityt për të prezantuar fanellat për sezonin e ardhshëm

 

Futbollisti i transferuar nga Interi, Xherdan Shaqiri ka pasur paraqitje mjaft të mira me Stoke Cityn, që prej transferimit në Angli, edhe pse momentalisht është i lënduar. Ai ka marrë pjesë në prezantimin e fanellave të reja të Stoke Cityt, për edicionin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Ai është shfaqur në anën e djathtë të fotos së publikuar nga Stoke, në rrjetin social “Twitter”. Fanellat e para do të jenë me ngjyrat tradicionale, bardh e kuq, ndërsa ato mysafire bardh e kaltër dhe do të dalin në shitje më 14 maj.

Shaqiri është edhe futbollist kyç në Përfaqësuesen zvicerane dhe shihet si shpresa më e madhe në Kampionatin Evropian. Takimin e parë do ta kenë ndaj Shqipërisë më 11 qershor.