Lajme
Shaqiri refuzon ftesën e Zvicrës
Xherdan Shaqiri ka refuzuar ftesën e Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2020 ndaj Gjibraltarit dhe Irlandës.
Lajmin e ka dhënë vetë Federata Zvicerane e Futbollit, e cila publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar, bashkë me sqarimin se Xherdan Shaqiri kishte vendosur të refuzojë ftesën, për t’u përkushtuar tërësisht te klubi i tij, Liverpooli.
Tani dihet me siguri që sulmuesi me origjinë nga Gjilani nuk do të jetë pjesë e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një refuzim vetëm për këto takime, apo një tërheqje përfundimtare.
Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet e fansave zviceranë, që nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e 27-vjeçarit.
Ata nuk kanë ngurruar të bëjnë ironi me faktin se sulmuesi nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Liverpoolin këtë sezon, përcjellin mediat kosovare.
Shaqiri ka zhvilluar 82 ndeshje me Zvicrën, ku ka shënuar 22 gola.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












