Qatar 2022
Shaqiri: Të jesh në një listë me Messin dhe Ronaldon, është vërtet krenari
Xherdan Shaqiri pa dyshim është futbollisti më i madh shqiptar, nëse marrim parasysh karrierën e tij fantastike dhe trofetë e fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Jo vetëm shqiptar, por Shaqiri konsiderohet edhe si futbollisti më i madh me nënshtetësi zvicerane, pasi askush nuk ka pasur suksese më të mëdha se ai.
Ylli nga Gjilani shënoi në tri Kupa të Botës radhazi, 2014, 2018 dhe 2022, derisa këtë rekord e mbanin vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Të jesh në një listë të tillë me Messin dhe Ronaldon është vërtet krenari e madhe”, tha Shaqiri për ‘Blick’.
Ai shënoi gol armikut shekullor të Kosovës, dhe në vend të shqiponjës festoi me gishtin tek goja duke i heshtur ata, por edhe duke iu treguar mbiemrin e tij.
31-vjeçari thotë se kishte shumë emocione në këtë ndeshje, por ishte i përqendruar tek ndeshja.
“E dija që nga viti 2018 pas ndeshjes së parë se çfarë do të na priste. Ishte ndeshje emocionuese, por isha i përqendruar vetëm në paraqitjen time”, deklaroi Shaqiri.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të dhe u vërejt që ishte i mërzitur pas zëvendësimit, ku kamerat filmuan atë duke goditur bankën rezervë.
Ish-anëtari i Liverpool, Bayern Munich, Inter, Lyon, Stoke City e Basel tha se dëshironte të shënonte një tjetër gol.
“Nuk isha i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë ia thash edhe trajnerit, por që e pranova vendimin e tij. Doja të isha në fushë dhe të shënoja një tjetër gol për ta fituar grupin”, deklaroi Shaqiri.
Në 1/8 e finales në Kupën e Botës, Zvicra do të përballet me Portugalinë.
E-Diaspora
-
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë Në maj 2025, katër mësues dhe një drejtor shkolle nga Kosova vizituan shkollat në Zug dhe... -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin -
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës -
“Kushtrimi i Lirisë” në Itali, një thirrje e zemrës për kujtesë, nderim dhe bashkim
Jeta në Zvicër
-
Dallim i madh në kujdesin shëndetësor në secilën anë të kufirit Një studim tregon se ka një ndryshim të madh në kujdesin shëndetësor midis Gjenevës dhe Vaud-it,... -
Zvicër: Rezervimi i restoranteve pritet të bëhet me pagesë -
Mësuesit nga Zvicra, sërish në udhëtim studimor në Gjilan, Kosovë -
Imigracioni neto në Zvicër ra me 10.5% në vitin 2025 -
Komisioni Shtetëror shqyrton financimin e pensionit të 13-të AHV











