Sport
Shaqirin e priti vetëm trajneri
Xherdan Shaqiri në një intervistë për ‘Tages Woche’ ka zbuluar një detaj shumë interesant, kur u transferua në Stoke City nga Interi, shkruan albinfo.ch.
Derisa kur kaloi në Inter e kishin pritur rreth 400 tifozë, duke bllokuar aeroportin e Milanos, në Stoke e priti vetëm trajneri Mark Hughes.
“Nuk kishte tifozë duke më pritur në aeroport, siç kishte në Milano. Nga ana tjetër, ishte një ndjenjë e madhe kur pashë se çfarë bëri klubi për mua. Në aeroport ishte trajneri Mark Hughes, që më mori nga aty dhe ishte një gjest i mirë, që nuk mendoj se shumë trajnerë do ta bënin”, u shpreh Shaqiri, i cili është adaptuar mjaft mirë në skuadrën angleze, për dallim nga Interi, ku u largua pas vetëm gjashtë muajsh.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it












