Lajme
SHBA, 20 vjet burg për hakerin kosovar që ndihmoi ISIS-in
I lindur në Kosovës, Ardit Ferizi u akuzua se kishte ndihmuar grupin terrorist ISIS duke ia siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të Qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm
Ardit Ferizi një haker kosovar i moshës 20 vjeçar, është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata Federale në Aleksandria të Vrigjinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u akuzua se kishte ndihmuar grupin terrorist ISIS duke ia siguruar emrat e më shumë se 1.000 punëtorëve të qeverisë dhe ushtarëve amerikanë si objektiva të mundshëm.
20 vjeçari i lindur në Kosovë, ishte arrestuar vitin e kaluar në Malajzi, raporton AP, përcjell Express. Ai u bë personi i parë në Amerikë që u dënua për të dyja akuzat – hakim të kompjuterëve dhe për terrorizëm.
Ferizi e hakoi një kompani private dhe i nxori emrat, fjalëkalimet e e-maileve dhe numrat e telefonit të më shumë se 1.300 njerëzve me .gov dhe .mil. Më pas shteti Islamik i kishte publikuar këto emra me kërcënimin për të sulmuar.
Prokurorët kanë kërkuar dënimin maksimal prej 25 vjetësh, ndërsa avokatët mbrojtës të kosovarit kanë thënë se Ferizi nuk pretendoi të bëjë ndonjë gjë të keqe dhe kërkuan një dënim gjashtëvjeçar. Por, gjykata vendosi ta dënojë atë me 20 vjet burg.
“Ky rast paraqet herën e parë që kemi parë një kërcënim shumë real dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, i cili ka rezultuar nga kombinimi i terrorizmit dhe shkeljeve kibernetike”, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












