Shkurt.ch
SHBA: Avastin-i zviceran nuk shëron kancerin!
Dëmet që shkakton Avastin-i i prodhuar nga Roche e Bazelit janë më të mëdha se sa dobia që vjen prej tij, ka konstatuar komisioni
Koncernit të madh farmaceutik Roche nga Bazeli i ka ardhur edhe një goditje tjetër e rëndë nga Amerika lidhur me medikamentin Avastin. Një komision i autoritetit shëndetësor të SHBA-së e ka cilësuar si të pasigurt këtë medikament që përdoret për kurimin e kancerit të gjirit.
Dëmet që shkakton Avastin-i janë më të mëdha se sa dobia që vjen prej tij, kishte konstatuar komisioni, shkruan drs.ch.
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së e kishin tërhequr gjysmë viti më parë këtë bar nga qarkullimi. Në arsyetim thuhej se nuk ka mundur të dëshmohet se Avastin vepron kundër kancerit të gjirit. Lidhur me këtë, Roche kishte kërkuar hetime.
Ndërkohë edhe në Evropë po bëhen testime për të parë nëse medikamenti Avastin është i përshtatshëm për shërimin e kancerit të gjirit.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike Këshilli i Madh i Gjenevës ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e veshjeve... -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen -
Ky qytet zviceran arrin rezultate pozitive pas tre vitesh shitje të kontrolluara të kanabisit -
Parlamenti vazhdon të mos pajtohet për financimin e pensionit të 13-të














