Lajme
SHBA: 500 milionë doza të tjera vaksina për vendet në zhvillim
Presidenti Joe Biden njoftoi të mërkurën blerjen e 500 milionë dozave të tjera të vaksinave kundër COVID-19 për vendet në zhvillim gjatë vitit të ardhshëm.
Më parë Shtetet e Bashkuara ofruan më shumë se 500 milionë doza vaksinash të prodhuara nga firmat Pfizer Inc. dhe BioNTech SE për vendet në zhvillim deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm. Me njoftimin e së mërkurës, Shtetet e Bashkuara po i ofrojnë botës 1 miliard doza vaksinash gjithsej.
“Për çdo dozë vaksine që ka marrë çdo amerikan deri më sot, ne po dhurojmë tre doza në nivel global”, shkroi në rrjetin Twitter Sekretari i Shtetit Antony Blinken përpara njoftimit.
Presidenti Biden njoftoi dhurimin e dozave shtesë, gjithashtu nga kompania Pfizer, gjatë një takimi virtual për pandeminë ndërsa po merr pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti amerikan mbështeti objektivin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë së botës brenda vitit të ardhshëm, duke shfrytëzuar njoftimin për të inkurajuar vendet e tjera më të pasura të shtojnë përpjekjet për të kontrolluar infektimet.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha në qershor se arritja e këtij qëllimi do të kërkonte 11 miliardë doza vaksinash.
Gjatë një fjalimi në OKB të martën, Presidenti Biden theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë më shumë se 160 milion doza vaksinash në më shumë se 100 vende të botës, më shumë doza sesa të gjitha shtetet e tjera të marra së bashku.
Në shkallë globale, gjatë vitit të kaluar, janë administruar më shumë se 5.9 miliardë doza, ose rreth 43% e popullsisë së botës. Por pabarazitë e mëdha në shpërndarje kanë bërë që shumë vende me të ardhura më të ulëta të luftojnë për të vaksinuar qytetarët e tyre më të rrezikuar.
Udhëheqësit botërorë dhe organizatat globale kanë shtuar kritikat ndaj pabarazisë dhe ritmit të ngadaltë të vaksinimeve. Pavarësisht ndihmës amerikane për vendet e tjera, ata janë ankuar se kjo ka qënë e pamjaftueshme – veçanërisht pasi Shtetet e Bshkuara po nxisin marrjen e një doze përforcuese për amerikanët, para se njerëzit e rrezikuar në vendet më të varfra të marrin dozën e tyre të parë./VOA
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar














