Lajme
SHBA dhe Izraeli dënojnë vendimin e Francës për të njohur shtetin palestinez
Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, njoftoi mbrëmë presidenti francez, Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai “shpërblen terrorin”, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio thotë se ky veprim është “i pamatur”, shkruan BBC.
Macron thotë se ai dhe të tjerët kanë detyrim të tregojnë se paqja është e mundur dhe se “prioriteti urgjent sot” është t’i jepet fund luftës dhe t’u sjellë lehtësim popullit të Gazës.
Por, gjithashtu të enjten, negociatorët izraelitë dhe amerikanë vendosën të tërhiqen nga bisedimet për armëpushim në Gaza në Katar, me Uashingtonin që akuzoi Hamasin se nuk “veproi me mirëbesim”. Hamasi thotë se ishte i befasuar nga pretendimi dhe një burim izraelit këmbënguli se nuk kishte “kolaps” në negociata.
Ndërkohë, kushtet humanitare në Gaza po vazhdojnë të përkeqësohen me shpejtësi. Agjencia palestineze e refugjatëve e OKB-së (UNRWA) paralajmëron se një në pesë fëmijë në Qytetin e Gazës është i kequshqyer, në veri të territorit dhe se rastet po rriten çdo ditë.
Izraeli dhe Hamasi fajësojnë njëri-tjetrin për situatën, ndërsa agjencitë e ndihmës i kanë bërë thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma të arrijnë njerëzit në territor, duke paralajmëruar për uri masive.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave












