Lajme
SHBA fundosi industrinë serbe të naftës, Vuçiq: Rafineria mbyllet në fundjavë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se shteti nuk ka marrë sinjal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me çështjen e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), dhe se rafineria do të mbyllet të shtunën ose të dielën.
“Ne të shtunën ose të dielën dalim nga ‘ecja e qetë’. Atëherë, me shumë gjasë, rafineria duhet të mbyllet. Nuk kemi marrë sinjal nga SHBA-ja se do të marrim licencën për të rinisur prodhimin e derivateve të naftës. Por çfarë të bëjmë”, ka deklaruar ai në një paraqitje të përbashkët me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Ai deklaroi se bazuar në informacionet që disponon Beogradi, OFAC ishte në pritje të miratonte dhënien e licencës, por vendimi ende po pritet nga Departamenti i Shtetit, transmeton albinfo.ch.
“Ende nuk ka një vendim. Kjo na vë në një pozitë të vështirë. Jemi të përgatitur. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen as për ngrohjen, as për energjinë elektrike, as për pikat e karburantit. U kemi thënë që të na japin kohë që t’i japim kohë pronarit të vërtetë të shesë pronën e tij, dhe keni garancitë tona se gjithçka do të jetë ashtu siç keni kërkuar. Nëse kjo nuk ju mjafton, atëherë kam frikë se pas gjithë kësaj fshihen gjëra të tjera”, u shpreh ndër të tjera ai.
Ndryshe, NIS u vendos në listën e sanksioneve të SHBA-së më 10 janar për shkak të pronësisë me shumicë ruse.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi Humb jetën në vendin e punës shqiptari në Itali, ra nga skela në Modena... -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person












