Kosova
SHBA u bën thirrje Kosovës e Serbisë për kompromis
Suksesi në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është një prioritet absolut i Shteteve të Bashkuara.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konference për shtyp mbrëmjen e së mërkurës.
Zyrtari amerikan theksoi se mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, dhe se palët duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar bisedimet për normalizim të marrëdhënieve. “Duam të shohim progres në implementimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën”, tha ai, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Price e vuri theksin te nevoja për dialog dhe kompromis, që siç tha, janë elementë thelbësorë të qeverisjes, dhe jo shenjë dobësia. “Ne shpresojmë që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, vijoi më tej zëdhënësi i DASH-it.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










