Kosova
Anulohet pjesëmarrja e Kosovës në tetë programe sigurie
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë anuluar ftesat për 14 pjesëmarrës nga Kosova në tetë programe të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë “George Marshall”.
“Ambasada e SHBA-së mund të konfirmojë se ftesat për 14 pjesëmarrësit nga Kosova në tetë programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator janë anuluar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së SHBA-së.
Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” adreson sfidat e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale.
“Këto sfida do të përfshihen në këto seminare/programe”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.
Kjo masë pason anulimin e vizitës së gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.
Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po e kundërshton heqjen e taksës. Ai sërish deklaroi të premten se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.
“Edhe ne kemi dëshirë ta largojmë këtë taksë, nesër do ta kishim bërë një të tillë sikur të na njihte Serbia, por nuk bën të na vendosen kushte, pasi që nuk parashihet të shkojmë në dialog me kushte”, tha Haradinaj gjatë një vizite në komunën e Mamushës.
Taksa është bërë pengesë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në këto bisedime derisa tarifa të jetë në fuqi.
Në anën tjetër, partneri i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, përmes kryetarit të saj, Kadri Veseli, ka propozuar pezullimin e taksës për një periudhë 120 ditëshe.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025













