Shqipëria
SHBA-ja mbështet Shqipërinë për anëtarësim në BE
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, në vizitën e tij në SHBA, në kuadër të takimeve me rastin e 70-vjetorit të krijimit të NATO-s, ka takuar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nancy Pelosi.
Cakaj ka thënë se ka marrë mbështetje nga demokratja Pelosi se SHBA-ja do ta mbështesë Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Shqipëria ka çmuar përherë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, partneritet që përbën një nga elementet kryesore në politikën e jashtme dhe angazhimin e Shqipërisë në rajonin tonë”, ka thënë Cakaj, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, Pelosi u shpreh se Amerika e ka mbështetur pa rezerva Shqipërinë në rrugëtimin e saj deri në anëtarësimin e plotë në NATO, 10 vjet më parë, e do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025














