Lajme
SHBA-ja nuk qëndroni pas aksionit të Prishtinës në veri
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Mary Warlick ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe jo në koordinim me komunitetin ndërkombëtar, e as me SHBA-të.
“Ai vendim është marrë vetëm nga ana e Prishtinës dhe SHBA-të shprehin keqardhje për krejt atë që ka ndodhur në javën e kaluar në Kosovë”, ka thënë Mary Warlick për mediat serbe.
Komentet e ambasadores vijnë dy ditë pasi që presidenti serb Boris Tadiq akuzoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, se qëndron pas aksionit të Prishtinës.
Ajo ka thënë se SHBA-të i bëjnë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, e cila mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
E pyetur për rolin e KFOR-it dhe EULEX-it, Mary Warlick ka thënë se që të dy institucionet kanë mandate të fuqishme në Kosovë dhe se synim kanë ofrimin e paqes, stabilitetit dhe sundimin e ligjit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












