Kosova
SHBA-ja, tregu numër një për produktet “Made in Kosova”
Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), tha se SHBA-ja vazhdon të jetë tregu numër një për produktet “Made in Kosova”, përcjell albinfo.ch.
Zeka thotë se në këtë ka ndikuar edhe se Amerika mundëson që Kosova të eksportojë mbi 3 mijë produkte po iu nënshkruar detyrimeve doganore.
“SHBA vazhdon të jetë tregu numër një për produktet Made in Kosova. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë anekënd botës, natyrisht është sistemi i njëanshëm preferencial tregtar që SHBA e aplikon për Kosovën që mundëson eksportimin e mbi 3 mijë produkteve nga Kosova në SHBA pa iu nënshtruar detyrimeve doganore”.
Ai është shprehur i shqetësuar për ikjen e punëtorëve drejt vendeve perëndimore, duke theksuar se kjo po ndodh në gjitha vendet e rajonit.
Mirëpo, ai shpreson që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen në Kosovë.
“Duket që trendi i ikjes së punonjësve është një trend që nuk po e karakterizon vetëm Kosovën, por edhe vende të tjera të rajonit në përgjithësi. Kam ndonjë që pavarësisht angazhimit gjithëpërfshirës që të gjithë ne mund ta kemi është pak vonë që të ndalim një trend të tillë. Megjithatë njerëzit, të cilët kanë bërë plane që të largohen do të dëshirojnë ti realizojnë ato plane mirëpo unë kam shpresën që një pjesë e madhe e tyre do të kthehen”.
Për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, Zeka thotë që Qeveria duhet ta kalojë Ligjin për investime strategjike në mënyrë që të hyjë në fuqi vitin tjetër.
Ky ligj, sipas Zekës është mjaft i nevojshëm për të tërhequr investitorë të huaj në Kosovë.
“Për sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte kam shpresën që Qeveria dhe Kuvendi do ta kalojnë Ligjin për investime strategjike këtë vit dhe nga janari i vitit 2023 e tutje shpresoj që do të jetë afati kur ligji do të hyje në fuqi dhe do të jemi ne gjendje ti përdorim dispozitat e ligjit për t’i tërhequr investitorët e huaj”.
“Me ligjin e vjetër kanë qenë që ka procedura burokratike që ligji megjithatë nuk është fleksibil dhe pavarsisht synimit që mund të ketë në tërheqjen e investitorëve të huaj veprimet e stërzgjatura nga ana e institucioneve kanë bërë që një pjesë e investitorëve as të mos e marrin statusin e investitorit strategjik po edhe të mos jenë të kënaqur me trajtimin që u është bërë nga ana e vendit. Qeveria duhet të rrisë kontrollin që mos të abuzohet me procesin e dhënies së statusit të investitorit strategjik ku njeri prej mekanizmave më të mirë të kontrollit është Kuvendi dhe aprovimi nga ana e kuvendit të aplikacionit të këtyre investitorëve”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












