Lajme
SHBA-ja vendos të rikthehet në UNESCO pas 10 vjetësh
Agjencia kulturore dhe shkencore e OKB-së, UNESCO, njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rikthehen në këtë agjenci dhe të paguajnë më shumë se 600 milionë dollarë detyrime të prapambetura – pas një mosmarrëveshjeje dhjetëvjeçare të shkaktuar nga masa e organizatës për të përfshirë Palestinën si anëtare.
Zyrtarët amerikanë thanë se vendimi për t’u kthyer ishte i motivuar nga shqetësimi se Kina po plotëson boshllëkun e lënë nga SHBA në politikëbërjen e UNESCO-s, veçanërisht në vendosjen e standardeve për Inteligjencën Artificiale dhe edukimin teknologjik në mbarë botën.
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, i dërgoi një letër javën e kaluar Drejtorit të Përgjithshëm të UNESCO-s, Audrey Azoulay, duke zyrtarizuar planin për t’u ribashkuar.
Duartrokitjet shpërthyen në auditorin solemn të UNESCO-s teksa Azoulay u njoftoi planin ambasadorëve në një takim të posaçëm të hënën, dhe delegat u ngritën për të mirëpritur lajmin.
Vendimi është një nxitje e madhe financiare për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e njohur për programin e saj të Trashëgimisë Botërore, si dhe për projektet për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për t’i mësuar vajzat shkrim-lexim.
SHBA dhe Izraeli ndaluan financimin e UNESCO-s pasi ajo votoi për përfshirjen e Palestinës si shtet anëtar më 2011, dhe të dy vendet humbën të drejtat e tyre të votës më 2013.
Administrata Trump vendosi në vitin 2017 të tërhiqej krejtësisht nga agjencia.
Në letrën e tij javën e kaluar, Verma vuri në dukje përpjekjet e UNESCO-s drejt reformës së menaxhimit dhe “uljes së debatit të politizuar, veçanërisht për çështjet e Lindjes së Mesme”.
Përpara largimit, SHBA-ja kontribuoi me 22% të financimit të përgjithshëm të agjencisë.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën edhe më parë nga UNESCO nën administrimin e presidentit Regan në vitin 1984, sepse e shihnin agjencinë si të keqmenaxhuar, të korruptuar dhe të përdorur për të çuar përpara interesat sovjetike.
SHBA iu ribashkua organizatës në vitin 2003. /rel
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













