Kosova
SHBA kërkon shmangie të krizave mes Kosovës e Serbisë
Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon kurajo nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për të marrë vendime të vështira dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, para vizitës në rajon tha se është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të krizës në veri të Kosovës.
“Mendojmë se është e rëndësishme që palët të bisedojnë për thelbin e propozimit të BE-së dhe jo të ndërmarrin masa vetëm për të përshkallëzuar apo potencialisht për të shkaktuar një krizë. BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Do të duhen vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre”, theksoi Chollet.
Bashkimi i komunave serbe në Kosovë, për Shtetet e Bashkuara mbetet një prioritet.
“Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj, duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, deklaroi ai.
Refuzimi i sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë mund ta penalizojë Serbinë në rrugëtimin në Bashkimin Europian.
Diplomati i lartë i DASH tha se për të arritur synimet integruese, duhen edhe vendime të vështira.
“Qartësisht, dëshira e Serbisë për t’iu afruar më shumë BE-së do të jetë e vështirë të përmbushet nëse nuk është e gatshme t’iu bashkohet sanksioneve që BE-ja ka vendosur. Ka një histori të gjatë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë. Prandaj kur bisedojmë me homologët serbë, kemi vetëdije të plotë të kësaj historie. E dimë se këto janë vendime shumë të vështira. Shumë vende në mbarë botën kanë sakrifikuar ekonomitë e tyre, për t’u siguruar që Rusia të mos shpërblehet për ato që po bën çdo ditë tashmë në Ukrainë”, shtoi ai.
Korrupsioni ne Ballkanin perëndimor për Departamentin Amerikan të Shtetit mbetet një pengese për zhvillim të qëndrueshëm dhe frenimin e emigrimit të qytetarëve që mund të jenë kontributorë të rëndësishëm të ekonomisë lokale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














