Të tjera
SHBA me mesazh për Dodikun, stërvitje me avionë luftarakë në Bosnjë
Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar mesazh të fortë Millorad Dodik, liderit të Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinës.
Avionët luftarakë F-16 të forcave ajrore amerikane kanë kryer stërvitje me ushtrinë e Bosnjës në pjesën veriore të vendit.
“Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq derisa sfidohen Marrëveshja për Paqe e Dejtonit dhe institucionet e Bosnjës”, njofton ambasada e SHBA-së në Sarajevë.
Kjo stërvitje u cilësua “një dëshmi për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.
Ambasada i rikujton Dodikut se Kushtetuta e Bosnjës nuk lejon të drejtën e shkëputjes. Politikani i afërt me Vuçiç dhe Putinit paralajmërohet se nëse tenton shkëputjen, do të përballet me një reagim të SHBA-së.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga hetimet për zjarrin tragjik në një lokal në Crans-Montana,... -
Çfarë ndryshon në Zvicër nga prilli 2026 -
Linjë e re ndërkombëtare e natës do të ndalet në disa stacione zvicerane -
Kartat debit më të lira se kartat e kreditit jashtë vendit, tregon analiza në Zvicër -
Rritje e kriminalitetit në zonat urbane, shqetësim në rritje për sigurinë publike















