Lajme
SHBA nuk pret valë refugjatësh nga Kosova
Ndihmëssekretari amerikan, Robinson tha se po bëhen përpjekje me autoritetet e Prishtinës që të sigurohet kthimi i personave të zhvendosur
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Migrimit dhe Refugjatëve, David Robinson, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye që kërcënon ndonjë valë të re refugjatësh nga Kosova.
Sipas tij, tani duhet fokusuar në zgjidhjen e problemeve, në vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, e jo për ngritjen e tensioneve.
Robinson për shtypin e Beogradit ka mohuar se KFOR-i dhe EULEX-i janë vënë në anën e Prishtinës, duke thënë se këto misione përpiqen që të sigurojnë paqe dhe stabilitet, në mënyrë që njerëzit të jetojnë normalisht, pavarësisht kombësisë.
Zyrtari i lartë amerikan tha se po bëhen përpjekje me autoritetet e Prishtinës që të sigurohet kthimi i personave të zhvendosur që të kenë të gjitha kushtet për jetë normale, transmeton telegrafi.com.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











