Ekspozita
SHBA, Odeta Xheka, shkrimtare, artiste dhe piktore shqiptare
Odeta Xheka, shkrimtare, artiste dhe piktore shqiptare, tregon për procesin e të krijuarit si edukim përmes shkrimit dhe pikturës. Ajo rrëfen për angazhimet e saj profesionale dhe artistike në SHBA, përfshirë ngritjen e fondeve nëpërmjet artit të saj për disa organizata ndërkombëtare.

Ajo krijoi e ripunoi punë në një përpjekje vargan të gjatë me veten ndër vite për të mos humbur atë vetinë speciale të të perceptuarit të botës si një vend ku arti është domosdoshmëri e artisti është i mbrojtur nga cinicizmi neoliberal.

“Nëse dikush do të më pyes se ç’më nxit që të mbaj gjallë vrullin e krijimit në formën që kam zgjedhur, përgjigjja s’është e vështirë për t’u gjetur. Së pari, është fakti që dashur pa dashur, herë shpeshtazi e herë pas një periudhe të gjatë monotonie krijuese, e gjej veten duke krijuar forma të reja e ngjyrime të brishta që më shumë se çdo formë tjetër i japin zë gëzimeve, shqetësime, mërzive, dëshpërimeve të mia. Së dyti, sado të ndryshme të jenë punët, përsëri është një element i brendshëm unik që i lidh të gjitha këto pune e i bën të afta të formojnë një sistem të mirëfilltë komunikimi. E së treti, ngjyra është ajo ç’ka depërton gjithçka, zhbiron detajet më të vogla e pushton hapësirat më të mëdha – ngjyrimi i jep jetë mendimit, si në kuptimin figurativ ashtu edhe atë parësor. Për vetë faktin që arti im është e përditshmja ime, vetvetiu çdo punë shëmbëllen njëfarëlloj stadin tim momental. Rrjedhimisht, ajo çka synoj, së paku në fazën e tanishme të krijimtarisë, është krijimi i një marrëdhënie të pastër (flawless) midis lehtësisë fluturake të mundanes e peshës së hekurt të eternes. Qartazi, koha, eksperiencat private e profesionale, realiteti i dyzuar që jetoj, pështjellimi i kulturave ndërkontinentale etj, në të njëjtën masë që më mbërthejnë e më shtrëngojnë në darrën e përditshmërisë prozaike po aq më shërbejnë edhe si burime shtojcë për të eksploruar ndjesi intime. Kujdes, kur flas për bërthamën emotive të realitetit, kulmin e ngrehinës sime artistike, nuk duhet nënkuptuar një nocion romantik i dalëkohe por një orvatje themeltare për të krijuar një urë-lidhje midis mundanes fluturake e së përjetshmes peshërëndë,” shprehet ajo.

Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












