Lajme
SHBA, piloti shqiptar ndal kamikazin jordanez
Nga rrëzimi, studenti i fluturimit Feras Freitekh mbeti i vrarë në vend, ndërsa instruktori i tij shqiptaro-amerikan fatmirësisht shpëtoi gjallë, por ka marrë djegie të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit
Rrëzimi i avionit të vogël, në East Hartford të Connecticut-it, në cilin gjendej edhe një pilot shqiptarë, nuk ka qenë aksidental, por i qëllimshëm. Kështu beson Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avioni me dy motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë e u përfshi nga flakët.
Nga rrëzimi, studenti i fluturimit Feras Freitekh mbeti i vrarë në vend, ndërsa instruktori i tij shqiptaro-amerikan A. Prevalla fatmirësisht shpëtoi gjallë, por ka marrë djegie të mëdha në pjesë të ndryshme të trupit, citon TCH, transmeton Albinfo.Ch.
“Hetimet fillestare tregojnë se bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Raportet në medet vendase lënë të kuptohet se instruktori është përpjekur ta ndalojë veprimin ekstrem të të riut me origjinë jordaneze. Duke cituar një zyrtar të lartë të zbatimit të ligjit, “New York Times” thotë se dy burrat janë zënë me njëri-tjetrin përpara përplasjes. Kjo nënkupton se shqiptaro-amerikani është përleshur me jordanezin për të evituar aktin terrorist.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm












