Lajme
SHBA: Prigozhin ishte target i shpërthimit që e rrëzoi avionin e tij
Sipas inteligjencës amerikane një shpërthim i qëllimshëm shkaktoi rrëzimin e avionit, në të cilin ndodhej udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Një nga zyrtarët amerikanë tha se vlerësimet paraprake tregojnë se Yevgeny Prigozhin ishte “me shumë gjasë” në shënjestër dhe se shpërthimi përputhet me “historinë e gjatë të Putinit për t’u mbyllur gojën kritikëve të tij”, shkruan Zëri i Amerikës.
Zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, tha se raportet e shtypit se një raketë tokë-ajër rrëzoi avionin ishin të pasakta.
Ai nuk pranoi të thoshte nëse Shtetet e Bashkuara dyshonin për një bombë apo besonin se përplasja ishte një atentat, përcjell albinfo.ch.
Detajet e vlerësimit të inteligjencës amerikane u publikuan ndërsa Presidenti Putin shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që u raportuan se ishin në bordin e avionit dhe iu referua “gabimeve serioze” të Prigozhinit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se besonte se Presidenti Putin kishte gisht në rrëzimin e avionit, megjithëse ai e pranoi se nuk kishte informacion që verifikonte vlerësimin e tij.
Kremlini i cilëson gënjeshtra akuzat se vrau kreun e Wagnerit, Prigozhin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? Debati mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po bëhet gjithnjë e më intensiv: a duhet... -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029 -
Pse kantoni malor i Graubündenit e refuzon tarifën e emergjencës -
Ticino në gatishmëri të lartë për shkak të rrezikut të zjarreve në pyje -
Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027













