Kosova
Shefi i Zyrës së BE-së: Liberalizimi i vizave, hap i madh përpara
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, sot në lansimin e fushatës informuese për liberalizimin e vizave u shpreh se liberalizimi i vizave është një hap i madh përpara dhe të gjithë njerëzit duhet t’i respektojnë rregullat e parapara në këtë drejtim, teksa shtoi se lajmi për liberalizimin e vizave për Kosovën është një zhvillim i madh dhe i shumëpritur nga Kosova.
“Liberalizimi i vizave do të ndodhë më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe kosovarët do të mund të udhëtojë në Evropë, në Bashkimin Evropian, për të parë bukuritë e Evropës, qytetet evropiane, gjithashtu do të shohin familjarët e tyre, mund të lidhen me evropianët e tjerë, dhe është e rëndësishme që fushata ka filluar, është e rëndësishme t’u shpjegojmë njerëzve se çfarë është liberalizimi i vizave dhe çfarë nuk është”, ka thënë ai.
Szunyog u shpreh se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se liberalizimi i vizave ka disa rregulla, rregullat duhet respektuar dhe se të gjithë e kuptojnë se liberalizimi i vizave do të thotë liberalizimi i vizave për turistët, dhe nuk është për qëndrim të gjatë, nuk do të thotë mundësi punësimi apo studimi.
“Për ato vlejnë rregullat të tjera. Përsëri, ka rregulla që duhen respektuar. Nuk është për qëndrim të gjatë, nuk është për punë, nuk është për studentë. Pra, përsëri, është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se është një hap i madh përpara, një hap pozitiv për të gjithë kosovarët, ndaj le ta shijojmë së bashku”, tha Szunyog.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë












