Tematike
Shefit të SVP-së nuk i hiqet imuniteti për afishen me “therësit kosovarë”
Me fjalinë “Kosovarët therin zviceranin”, SVP i referohej therjes së një ish mundësi dhe politikani lokal të SVP-së nga një kosovar, në Interlaken, më 15 gusht 2011
Komisioni për imunitete i Parlamentit Nacional të Zvicrës, me shumicë votash (5 kundër, 3 pro dhe një abstenim) ka votuar kundër heqjes së imunitetit të deputetit nacional, njëherësh kryetar i SVP-UDC-së, Toni Brunner. Këtë informatë e ka dhënë të martën për mediet në Bernë kryetari i këtij komisioni, Heinz Brand nga SVP.
Kërkesa për heqje të imunitetit kishte ardhur pas rastit që pati bërë bujë në opinionin e këtushëm, kur SVP/UDC në afishet e saj për referendum e kishte shfrytëzuar fjalinë problematike “Kosovarët therin zviceranin”. Me këtë fjali partia në fjalë i referohej therjes së një ish mundësi dhe politikani lokal të SVP-së nga një kosovar, në Interlaken, më 15 gusht 2011. Brunner, nga këndvështrimi i akuzuesit, bartte përgjegjësi objektive si kryetar partie, për tekstet që partia shfrytëzonte në fushatën për referendumin lidhur me dëbimin e të huajve me dosje krimi.
Por, sipas qëndrimit të komisionit për imunitete, vepra penale që i ngarkohet Brunnerit nuk është aq e rëndë sa që interesi për ndjekje penale të tij të mbipeshonte. Por para kësaj, komisioni kishte vendosur me shumicë votash (5 pro, 2 kundër dhe dy abstenime) se në mes të tekstit të afishes dhe pozicionit zyrtar të Brunnerit ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë. Por, në këtë rast, imuniteti parlamentar e mbron deputetin nga ndjekja penale.
Megjithatë, me këtë votim nuk ka përfunduar e gjithë afera. Ka mbetur edhe komisioni përkatës i Dhomës së kantoneve, i cili duhet të marrë vendimin lidhur me imunitetin në rast se ai vendos njësoj sikur komisioni i Dhomës Nacionale, Brunner përfundimisht i shpëton ndjekjes penale për rastin “kosovar”, shkruan 1815.ch dhe mediet tjera zvicerane online.
Kosovari që kishte therur mundësin zviceran në fyt duke i shkaktuar plagë, ka marrë dënimin me 7 vjet burg vjeshtën e kaluar nga shkalla e parë gjyqësore, për veprën penale tentim vrasjeje me paramendim. Ndërsa Brunner, si kryetar partie pati marrë përgjegjësinë për tekstin e kontestuar. Pasi që një numër gazetash kishin refuzuar të botonin tekstin në formën burimore, ku thuhej në shumës “Kosovarët therin zviceranin” SVP e kishte ndryshuar atë, duke e kthyer në njëjës “Kosovari…”. Megjithëkëtë, partia e përmendur vazhdonte ta konsideronte korrekte edhe trajtën e parë, pasi që në sulmin ndaj mundësit kishin qenë të pranishëm dy kosovarë. Por, gazeta “St.Galler Tagblatt” e cila e kishte publikuar trajtën burimore (në shumës), më vonë kishte kërkuar falje publike. Kjo për faktin se “përmbajtja ndërsyese” e tekstit ishte publikuar pa iu nënshtruar kontrollit. Me këtë tekst, sipas gazetës ishte fyer një popull i tërë.
Më vone, dy kosovarë kishin ngritur padi për diskriminim në bazë race . prokuroria e Bernës kishte inciiauar lëndën por pastaj e kishte ndërprerë atë në janar të këtij viti. Por ndërkaq në muajin maj Gjykata e Lartë e Bernës ka vendosur që Prokuroria e përgjithshme e Bernës duhet të ndjekë rastin dhe atë t`ia kalojë në gjykim një gjykate. Si rezultat, prokuroria në fjalë kishte kërkuar heqjen e imunitetit të Brunnerit.
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











