Lajme
Shembje dheu, mbyllet magjistralja Shkup-Prishtinë
Në rrugën N2, Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht
Reshjet e pandërprera të shiut, kanë shkaktuar shembje dheu edhe në magjistralen Prishtinë-Shkup, duke e bllokuar plotësisht këtë aks rrugor. Siç ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës, rrugën N2, Prishtinë-Hani i Elezit, në Grykën e Kaçanikut janë shkaktuar rrëshqitje të dheut, kështu që kjo pjesë e rrugës është mbyllur tërësisht.
Rruga, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, dikaster që merret me rrugë, është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-il.
“Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës. Me këtë rast kërkojmë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Qytetarët që kanë të domosdoshme për të shkuar në Maqedoni ose anasjelltas për të ardhur ë Kosovë, duhet ta shfrytëzojnë pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë, nëpër malet e Sharrit. Në vendin ku janë shkaktuar shembjet e dheut, edhe më parë ka pasur probleme të njëjta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











