Tematike
Shënohet 50 vjetori i Zvicrës në KE
Në kuadrin e 50 vjetorit, 50 të rinj, disa prej tyre edhe nga Shqipëria, do të kalojnë disa ditë në Zvicër, ku do të mësojnë për funksionimin e shtetit të së drejtës, për demokracinë e drejtpërdrejtë etj.
Në prag të 50 vjetorit të inkuadrimit të Zvicrës në Këshillin e Eropës, të martën ka udhëtuar për në Strasburg ministri i jashtëm i Zvicrës Didier Burkhalter.
Me këtë rast ai ka shfrytëzuar platformën e Asamblesë parlamentare të KE-së për të folur për veçoritë e Zvicrës. Demokracia e drejtpërdrejtë, sistemi federalist, sistemi “milicor” i mbrojtjes janë disa nga të veçantat që Zvicra ia ofron botës dhe që përbëjnë, sipas Burkhaletrit, “recetën e suksesit të Zvicrës”.
“Promovimi i të drejtave të njeriut dhe i shtetit juridik ndodhen, si të thuash “në gjenet e këtij vendi”, shkruan nzz.ch
Në 50 vjetorin e pranisë së Zvicrës në Parlamentin Evropian, do të organizohen një sërë aktivitetesh. Në mesin e tyre do të jetë edhe vizita që në javën e ardhshme një grup me numër simbolik prej 50 të rinjsh nga 11 vendet e reja të anëtarësuara në KE do ta bëjë në Zvicër dhe në Strasburg.
Këta të rinj, në mesin e të cilëve disa do të jenë edhe nga Shqipëria, do të kalojnë disa ditë në Zvicër ku do të mësojnë për jetën e këtushme, për funksionimin e shtetit të së drejtës, për demokracinë e drejtpërdrejtë etj. Ata një pjesë të mirë të qëndrimit të tyre në Zvicër do ta kalojnë në Glarus, kur do të njihen me funksionimin e komunave fshatare “Landesgemeinde”, që janë shprehje e drejtpërdrejtë e demokracisë së drejtpërdrejtë tradicionale të Zvicrës.
Më 6 maj në Univesritetin e Freibugut do të mbahet një aktivietet në shenjë të jubileut 50 vjeçar, me ç`rast, përveç ministrit Burkhalter do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Parlamentit Evropian, Thorbjorn Jagland.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime













