Kosova
Shënohet edhe një viktimë si pasojë e gripit në Kosovë
Është bërë e ditur se gripi sezonal i emëruar si grip me influencë “A” ka shënuar përhapje më të madhe gjatë dy muajve të fundit në Kosovë.
Sipas informacioneve nga mediat kosovare një grua e moshës 50 vjeçare, nga rajoni i Pejës, ka ndërruar jetë të enjten, duke shënuar kështu viktimën e dytë si pasojë e këtij gripi, tha për Radion Evropa e Lirë, infektologu Valbon Krasniqi.
Krasniqi theksoi se të dy pacientët kanë vuajtur nga sëmundje respiratore kronike.
“Aktualisht në klinikë janë duke u trajtuar 3 pacientë të konfirmuar me grip, dy në gjendje të rëndë janë të intubuar apo të lidhur me aparate respiratore dhe janë në mbikëqyrje mjekësore”.
Po ashtu, ai shtoi se në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga muaji dhjetor i vitit 2019, së paku 16 pacientë janë trajtuar nga gripi sezonal.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se më shumë se 16 mijë është numri i raportuar i personave të prekur me grip muajt e fundit në nivel vendi.
Nga numri i të prekurve, sipas këtij Instituti, rreth 3 mijë janë cilësuar si infeksione respiratore akute kurse 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













