Zhvillim
Shënon rënie eksporti shqiptar
INSTAT-i ka njoftuar se për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe mineraleve në bursat ndërkombëtare eksporti në Shqipëri ka shënuar rënie
Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT) ka njoftuar përmes një raporti se mineralet dhe lëndët djegëse dhanë ndikimin kryesor në uljen vjetore të eksporteve, të cilat në gjysmën e parë të këtij viti rezultonin me 10.7 pikë përqindje më pak sesa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015.
Sipas statistikave zyrtare të INSTAT-it, rënia vjetore e eksporteve prej 6,4 për qind këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me – 10,7 pikë përqindje. Po ashtu, edhe grupi “materiale ndërtimi dhe metale” shënoi rënie me 2,9 pikë përqindje, pasuar nga grupi “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 0,2 pikë përqindje. Ndërsa grupi “tekstile dhe këpucë” shënoi rritje vjetore prej 5,3 pikë përqindje. Po sipas INSTAT-it, edhe grupi “ushqim, pije, duhan” u rrit me 1,4 pikë përqindje, ndërsa grupi “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” ka kontribuar pozitivisht me 0,6 pikë përqindje.
Në muajin qershor 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 23 miliard lekë, duke u ulur me 6,4 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2015 dhe rritur me 10,1 për qind në krahasim me majin e vitit 2016.
Ekspertë botërorë të statistikave ekonomike kanë paralajmëruar se çmimi i natës do të vazhdojë të bie në tregjet botërore për shkak të përshkallëzimit të krizës politike dhe të sigurisë në Lindjen e Afërt dhe Turqi.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit











