Lajme
Shënon rritje ekonomia në Shqipëri
2.82 për qind ka shënuar rritje ekonomike Shqipëria në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Sipas Institutit të Statistikave, sektorët me rritjen më të madhe rezultojnë të jenë ai “Aktivitetit financiar dhe i sigurimit” me 13.7 për qind, “Aktivitete profesionale dhe shërbime administrative” me 7.27 për qind dhe grupi “Industri, energji dhe ujë”, me 7.64 për qind.
Ndërkohë grupi “Informacion dhe komunikacion” si dhe ai “Shërbime të tjera” kanë pasur një rritje negative me respektivisht -4.73 dhe -3.9 për qind.
Rritje të dobët krahasuar me një vit më parë ka pasur dhe një nga sektorët më të rëndësishëm, si bujqësia. E goditur nga përmbytjet, ky sektor ka pësuar një rritje pre 1.85 për qind. Edhe sektori i ndërtimit pati një rritje jo të madhe, me 2.84 për qind, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e kaluar rritja e tij ka qenë negative.
Siç raporton Reuters, prodhimi i brendshëm bruto në nivelet e 2.82 për qind duket i kënaqshëm, ndërsa pak javë më parë si Qeveria e Shqipërisë, ashtu dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftuan se i kanë rishikuar në ulje nga 3 në 2.7 për qind parashikimet për rritjen ekonomike të vendit më 2015, ndërkohë që dhe Banka Qendrore, që më herët kishte njoftuar për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar Presidentja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), Mirjana Spoljariç, i ka bërë thirrje Zvicrës... -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore -
Të pasurit nga Gjiri po tregojnë interes në rritje për Zvicrën -
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz?











