Lajme
Shërbimet elektronike, lënë shumë punëtorë bankash pa punë
Në disa degë të bankave komerciale në Kosovë nuk ka mundësi as një shërbim të përfundojë në sportele, vetëm në bankomat. Kjo ka bërë që të zvogëlohet dukshëm numri i punëtorëve, në sektorin bankar
Shërbimet elektronike bankare po rrezikojnë t’i lënë pa punë një numër të madh të punëtorëve nëpër bankat komerciale të Kosovës dhe si pasojë e kësaj bankat komerciale që veprojnë në Kosovë ka kohë që kanë shtrenjtuar tarifat për klientët e tyre. Sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë, ekspertët kosovarë për çështje financiare konsiderojnë se me rritjen e çmimit të këtyre tarifave, bankat po obligojnë qytetarët dhe bizneset që në disa raste transferet e nevojshme t’i realizojnë me para të gatshme, dhe jo përmes kanaleve bankare.
Në anën tjetër, shtrenjtimi i këtyre tarifave, sipas zyrtarëve të bankave, është bërë për të inkurajuar klientët që të shfrytëzohen shërbimet elektronike, siç janë bankomatët dhe e-banking dhe mos të presin në radhë para sporteleve.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se me çmimet e shërbimeve, bankat komerciale kanë përfitime të mëdha. Burimi i parë i përfitimeve, sipas tij, janë të ardhurat që bankat i realizojnë nga kamatat e larta të kredive, kurse 30 për qind e fitimit të bankave rrjedh nga shërbimet tjera.
“Në këtë rast nëse analizohet territori dhe numri i banorëve dhe kapitali i angazhuar në vend, del se bankat komerciale në Kosovë në krahasim më shtete e rajonit, kanë profite më të larta”, ka thënë Bektashi, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ndryshe, në vitin 2015, profiti i realizuar i bankave ka arritur në 61.3 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 22.1 për qind.
Në kuadër të te hyrave, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, të hyrat nga interesi i kamatave të kredive kaba shënuar rënie, ndërsa, të hyrat nga tarifat dhe komisionet shënuan rritje vjetore prej 2.0 për qind.
Edhe Milazim Abazi, ekspert për këtë fushë, thotë se bankat duhet që të që të koncentrohen që të gjitha transferët të realizohen për mes kanaleve bankare dhe jo të largojnë klientët nga bankat.
“Është interes i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, se çdo transaksion financiar bankar, monetar të realizojnë përmes bankave, në mënyrë që t’i ikin parave në dorë më dorë. Por, për të ndodhur kjo bankat duhet t’i ulin çmimet, kurse bankat do të përfitonin nga rritja e numrit të transaksioneve”, shprehet Abazi për Radion Evropa e Lirë.
Në disa degë të bankave komerciale në Kosovë nuk ka mundësi as një shërbim të përfundojë në sportele, vetëm në bankomat.
Kjo ka bërë që të shkurtohet apo zvogëlohet dukshëm numri i punëtorëve, në sektorin bankar, thotë Mejdi Bektashit, duke shtuar se në këtë mënyrë përfitimet e bankave janë të mëdha, pasi nuk kanë nevojë të paguajnë punëtorë.
Për të tërhequr mjete apo marrë pagën në sportelet brenda bankave duhet të paguash 1.50 euro. Për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga 2 euro deri në 5 euro në disa banka, nëse nuk je klient i atij institucioni.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën Kjo është hera e parë që sistemi i drejtësisë ushtarake ka paditur një mercenar zviceran që... -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë










