Kosova
Shërbimet që mund t’i kryejnë përmes telefonit mërgimtarët që qëndrojnë në Kosovë për pushime
Shumica e qytetarëve tani kanë mundësi të shkarkojnë faturën e tatimeve online pa pasur nevojë të presin nëpër sportele
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit ‘E-Kosova’, Kujtim Gashi, tha se platforma e shërbimeve elektronike e-Kosova është sportel elektronik, përmes të cilit çdo person i interesuarit mund të marrë nëpërmjet internetit shërbime elektronike që ofrohen nga institucionet publike në Kosovë, duke shkurtuar distancën, rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e marrjes së shërbimit.
“Sot ne kemi mundësi të shkëmbejmë të dhëna me dy, tre apo më shumë sisteme. Kjo platformë është një mundësi për qytetarët e Kosovës”, theksoi ai sot në Rtk, transmeton Albinfo.ch.
Gashi bëri me dije se e-Kosova u ofron qytetarëve lehtësi të mëdha për qasje në dokumente.
“Janë rreth 500 mijë qytetarë që kane rezervuar termin për vaksinimi, aktualisht i kemi rreth 50 shërbime elektronike pa dalë fare nga shtëpia, shumica e qytetarëve tani kanë mundësi të shkarkojnë faturën e tatimeve, unë ftoj mërgimtarët të mund të shkarkojnë dhe të kryejnë obligimet e tyre”, theksoi ai.
Sipas tij, disa procese po kryhen nga platforma e-Kosova pa vizituar fare zyrat. “Kemi mundësuar edhe aplikimin për shtesa për fëmijë, për nënat lehona, për subvencionet etj.”, deklaroi ai.
Gashi paralajmëroi se shumë shpejt do të mundësohet edhe regjistrimi i automjeteve përmes platformës e-kosova.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














