Shkurt.ch
Shërbimi Informativ rekomandon dëbimin e azilkërkuesve të rrezikshëm
Në 14 raste, nga 5202 të shqyrtuara është konstatuar rrezikshmëri për sigurinë e vendit dhe është rekomanduar hedhja poshtë e kërkesave për azil
Nga rreth 27000 kërkesa të azilit që janë bërë gjatë vitit 2016 në Zvicër, Shërbimi Federal i Informimit (NDB) ka shqyrtuar 5202 sish. Në gjithsej 14 raste është konstatuar rrezikshmëri për sigurinë e vendit dhe është rekomanduar hedhja poshtë e kërkesave për azil, shkruan Sonntagsblick duke iu referuar një raporti të Policisë Federale (Fedpol).
Ndërsa nga viti 2010 NDB po sipas këtij burimi ka rekomanduar në 41 dosje të kërkimit të azilit që t`u refuzohet , pasi që te ata persona janë konstatuar shkaqe relevante për shqetësim në lidhje me sigurinë, transmeton albinfo.ch. Në këto raste, personave të refuzuar u jepet një i ashtuquajtur vendim për largim dhe, teorikisht ata detyrohen ta lëshojnë Zvicrën.
Por në rastet kur ata nuk ka mundësi të dëbohen, e marrin një status të pranimit të përkohshëm dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes policore.
E-Diaspora
-
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete Shqipja në çdo kontinent: Regjistrohu dhe mëso gjuhën tënde... -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











