Lajme
Sheshelj, shpifës i rrëfimit për trafikimin e organeve
Eksperti i njohur izraelit dhe ish-këshilltari i Qeverisë së Maqedonisë, Sam Vaknik ka thënë se rrëfimi për trafikimin e organeve në Kosovë ishte një shpifje e ultra-nacionalistit serb, Vojislav Sheshelj.
“Rrëfimi ishte shpifur në vitin 1999 nga Vojislav Shesjelj, nacionalisti serb, gjatë zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe në Serbi. Sheshelj gjatë kohës së asaj fushate kishte deklaruar se disponon me dëshmi për të burgosur serb, të cilët mbahen në llogore speciale, ku i janë hequr organet, ndërsa më vonë, sipas tij, një pjesë e madhe e tyre janë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur. Sheshelj atëherë për këtë kishte akuzuar UÇK-në dhe liderin e saj politik Hashim Thaçi”, ka thënë Vaknin për televizionin Kanal 5 të Shkupit.
Sipas tij, të burgosurit apo pengjet serbe që më pas u lanë të lirë pas luftës asnjëherë nuk kanë dëshmuar diçka të tillë.
“Nga katër mijë të burgosur serbë që janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, asnjëri prej tyre nuk tha se i janë nxjerrë veshkat dhe asnjëri nuk tha se ka parë diçka të tillë. Ata nuk theksuan se kanë parë transplantim organesh apo tregti organesh. Kjo do të thotë se nuk ka pasur asgjë, dhe kjo nuk ishte përmendur më parë”, ka thënë ky ekspert për çështjet e sigurisë në Ballkan.
Eksperti izraelit ka theksuar se e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimi me organe nga UÇK-ja për herë të parë u dëgjua në nivel ndërkombëtarë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte dhe më pas nga Dick Marty.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











