Lajme
Shet fëmijën për 60 mijë euro!
A. H nga Mitrovica ka tentuar ta japë në adoptim djalin 4-vjeçar në këmbim të shumës materiale prej 60 mijë eurosh. Pazarin e ka ndërmjetësuar një zyrtarë komunal
Një qytetarë nga rajoni i Mitrovicës ka tentuar t’i shesh djalin 4 vjeçar, për 60 mijë euro, një qytetari tjetër që ishte i interesuar ta adaptoj një fëmijë. Birësimin e këtij djali ka tentuar ta bëj “Pazar” një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicë, i cili është arrestuar nga Policia.
Sipas informatave zyrtare, adaptuesi ishte interesuar që nëpërmjet rrugëve ligjore ta birësojë një fëmijë, prandaj iu kishte drejtuar Qendrës për Punës Sociale në Mitrovicë.
Mirëpo në këtë rast është përfshirë H. S. 62 vjeçar duke gjetur dyshuarin A.H, i cili ka shpreh gatishmëri t’ia shes djalin 4 vjeç.
Mirëpo personi që ishte i interesuar për adoptim, kishte lajmëruar policinë për këtë trafikim dhe menjehr kishte vepruar policia duke i arrestuar të dy personat, edhe H. S nga Qendra për Punë Sociale edhe A.H, i cili ka deklaruar të jetë baba biologjik i fëmijës.
“Hetuesit kanë filluar operacionin policor pas marrjes së informatës se i dyshuari H. S. i lindur me 1951, punëtor i Qendrës për Punë Sociale, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar, ka bërë marrëveshje me një person i cili ka shprehur gatishmërinë ta adoptojë një fëmijë në mënyrë ligjore”, citon “Zëri” burimet nga Policia.
Punëtori i Qendrës Sociale, nuk i ka ndjekur procedurat ligjore të adoptimit të fëmijës sipas procedurave ligjore, mirëpo në bashkëpunim me të dyshuarin tjetër A. H. lindur më 1972, ka tentuar që të përfitojë duke ia dhënë fëmijën në adoptim në këmbim të shumës materiale në vlerë prej 60 mijë euro.
I dyshuari A. H. mendohet që ka kryer veprën penale “marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës” duke e keqpërdorur autoritetin prindëror ka tentuar të përfitojë materialisht apo për motive tjera të ulëta, duke tentuar që ta adoptojë fëmijën tek tjetërkush në mënyrë të kundërligjshme.
Me aktvendim të prokurorit përgjegjës, babai i fëmijës dhe punëtori i Entit Social, të dyshuarit në këtë rast, ndalohen për 48 orë, ndërkohë që janë duke vazhduar ende procedurat hetimore lidhur me këtë rast të pazakontë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












