Kosova
Shet pikturat për të blerë ilaçe për vete
Një nxënëse nga Prishtina, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, pikturon dhe i shet ato për të blerë medikamente.
Ilaçet që ajo përdorë kushtojnë mijëra euro dhe mund të blihen vetëm jashtë Kosovës.
Çdo para që e kam prej pikturave, nëna mi ka siguruar veç për terapi. Terapia mujore shkon deri në 1000 euro. Por më shumë nuk di, pasi nëna nuk më tregon”.
“I falënderoj të gjithë. Ia kam arrit përmes pikturave të siguroj terapinë”, thotë Yllka që vuan nga Fibroza Cistike, një sëmundje që dëmton organet e brendshme, raporton Rel.
Ajo aplikon artin me pika, një metodë e re që përdoret sot shumë në botë.
“Mua më pëlqen të bëj edhe piktura të mëdha, por më shumë më pëlqejnë ato të vogla sepse dalin më mirë, më të mbushura”, tregon ajo, përcjell albinfo.ch
Yllka thotë se ka vendosur të ndjek një kurs të artit me pika.
Ka një vit që kur Yllka ka filluar të shes pikturat e saj.
Pas shumë kërkesave nga familjarët, më 20 shtator Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që ilaçet për Fibrozën Cistike t’i fus në listën e barnave esenciale.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit Parlamenti Evropian po synon që brenda këtij viti të ratifikojë marrëveshjen e re mes Zvicrës dhe... -
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet













