Kosova
Shfaqet Albin Kurti në Prishtinë, i përgjigjet Hashim Thaçit
Kurti sot gjatë ditës ka refuzuar dy ftesat që ia ka bërë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në ndejën e fundvitit që partia e tij e ka organizuar në një prej restoranteve në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Kurti sot gjatë ditës ka refuzuar dy ftesat që ia ka bërë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për ta mandatuar për krijimin e institucioneve të reja.
Ftesën e parë Thaçi ia kishte dërguar për në orën 13:30, ndërkohë pas arsyetimit të Kurtit se gjendet jashtë Prishtinës, Thaçi ia kishte dërguar edhe ftesën e dytë për në orën 20:00, e cila gjithashtu është refuzuar nga Kurti.
Kurti ka folur për mediat, duke treguar pse ka refuzuar dy ftesat e sotme të presidentit të Republikës.
“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtojë nenet që janë përmendur.
“ Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”.
Sipas tij, nuk duhet as vonuar, por as nxituar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 Krijimtaria e Ramë Dardanisë prezantohet në Carrousel du Louvre 2026... -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër















